Video: Lëvizje të duarve si Kurti, njërën në xhep- Kështu tentoi zëdhënësi që t’i bind gazetarët

Gazetarët sot kanë vendosur të mos e përcjellin konferencën e zakonshme pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Krejt kjo pas një vonese gati një orësh të ministrit Hekuran Murati, për t’u shfaqur në konferencë.

Rrugës duke dal nga salla e konferencës përpara iu doli zëdhënësi i Qeverisë. Me lëvizje të ngjashme si kryeministri Kurti, me dorë në xhep e arrogancë, Përparim Kryeziu tëntoi t’i ndal gazetarë.

“A mundem me ua kërku favor kësaj radhe”, dëgjohet zëdhënësi duke i lutur ekipet e mediave që të qëndrojnë në konferencë, shkruan Insajderi.

Megjithatë, gazetarët nuk heqin dorë.

Pamjet janë publikuar nga Kallxo.com. Aty shihet teksa gazetarët takohen me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në korridoret e qeverisë.

Momenti:

ngjashme