Një veturë është përplasur në një shtyllë elektrike në hyrje të Fushë-Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se nga vetaksidenti ka pësuar lëndime trupore një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 10:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.
Poashtu Ahmeti theksoi se hetuesit rajonal të njësitit të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.