Botapress 21 Qershor – Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, konfirmoi se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën ‘Edmond Hoxha’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës”, deklaroi ajo.
Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësi i trafikut.