Liderët e dy partive fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë akuzuar Hashim Thaçin (në Hagë) dhe Isa Mustafën (në shtëpi në Pakashticë) se me veprimet, përkatësiht mosveprimet e tyre kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës pandemike në vend, sidomos në përhapjen e virusit Delta dhe shtimin e rasteve të vdekjeve në Republikën e Kosovës.
Në komunikatën e përbashkët per shtyp, të ahkruar në selinë e Vetëvendosjes pasi Lista Guxo e ka mbyllur zyrën e saj në Prishtinë nder te tjerash thuhet se “…qëndrimi larg vijës së frontit në përballje me virusin Delta, Thaçi në Hagë e Mustafa në shtëpi, e kanë ulur tej mase potencën politike të Kurtit e Osmanit në përballje politike dhe duke mos i patur aktivë në skenën politike kosovare, ata, pra Osmani e Vjosa nuk po mund t’i shpërfaqin të gjitha aftësitë dhe gjithë “arsenalin” e tyre kundershtues e polemizues prandaj virusi Delta ka marrë krahë sepse Osmani e Vjosa e kanë ulur tonin e tyre të ashpër politikë, thuhet ndër të tjerash ne kumtesën e shkruar nga Bislim Bislimi, komesari politik i VV- së dhe nënshkruar nga dora vetë, Albin Kurti&Vjosa Osmani.
Në përfundim të komunikatës thuhet se Osmani e Kurti alias, Kurti e Osmani i ftojnë Thaçin e Mustafën qe të bëhen më aktivë në Facebook e Instagram në mënyrë që Osmani e Kurti të aktivizohen me tërë fuqinë e tyre politike polemizuese për ta frikësuar virusin Delta.
Zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes e të Listës Guxo, ua heqin kapelën gjithë atyre që po ndikojnë në shtimin e rasteve te vdekjeve e të infletimeve me virusin Delta, e posaçërisht e pershëndesin Benin ose Arben Mindilin i cili me mindil në dorë po udhëheq vallen e përhapjes së virusit Delta duke kërcyer në ambiente familjare e jo familjare dhe duke mos e respektuar distancën dhe masar Anticovid 19.
Vetëvendosje e Lista Guxo ose Albini e Vjosa e ftojnë popullib e Kosovës që edhe më 17 Tetor të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet lokale, duke marrë pjesë aktivisht e sa më masivisht në fushate. zgjedhore në mënyrë që me referndum gjithë popullor, KREJT popullin ta qojnë DREJT e në Klinikën infektive, thuhet ne kumtesën e përbashkët LVV&LG të firmosur nga Albin&Vjosa, përcjellë ekskluzivisht për lexuesit e veta, portali Botapress.info, i cili kohëve te fundit është shumë i njëanshëm dhe shumë dashamirës pro VV- së e pro Listës Guxo,
P.S. Ky shkrim do të duhej të botohej me 1 Prill por me kërkesën e lexuesve botohet para kohe.