Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur edhe njëherë se vetëm Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur ankesë tek ky institucion lidhur me administrimin e numërimit Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), procesi i votimit përmes postes në zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar të Komunës së Dragashit të mbajtura me 14 nëntor 2021.
Vetëm PDK ka dërguar ankesë në PZAP për votat e ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.Lajmi është konfirmuar nga PZAP për Metron.
“Ju informojmë se, vetëm Partia Demokratike e Kosovës, ka paraqitur ankesë ne PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR procesi i votimit përmes postes në zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të Komunës së Dragashit të mbajtura me 14 nëntor 2021”, kanë thënë nga PZAP për Metron.
PDK dyshon se ka manipulime me votat e ardhura nga diaspora për zgjedhjet lokale të raundit të dytë.
Kujtojmë që PDK me Shaban Shabanin në Dragash me 14 nëntor arritën të dalin fillimisht të parët me 50,21% të votave, kundrejt LDK’së me Bexhet Xheladinin me 49,79%, mirëpo pas numërimit të votave të diasporës, kjo komunë i kaloi LDK’së. /Botapress.info./