Pas marshit të madh në Beograd pro-Rusisë, që u organizua në ditët e para të luftës, duke çuditur botën perëndimore, në Serbi sot është marshuar edhe në solidarizim me popullin ukrainas, i cili po vuan pasojat e agresionit rus.
Një grup i vogël njerëzish kanë shprehur sot kundërshtimin e tyre ndaj Rusisë për atë që po bën në Ukrainë, transmeton Gazeta Express.
Ata janë solidarizuar me popullin ukrainas dhe kanë mbajtur në dorë pankarta me slogane të ndryshme, për ta kundërshtuar luftën e paprovokuar.
Një protestuese shihet duket mbajtur në dorë, një fotografi të Putinit, të kombinuar me fotografinë e ish-diktatorit nazist, Adolf Hitler.
“Ndaloni luftën në Ukrainë”, “jo luftës” – ishin disa prej thirrjeve në këtë protestë.