Është vetaksidentuar një veturë në rrugën Gjilan-Prishtinë, në Silvovë, kështu ka raportuar një faqe rajonale e Gjilanit, “G-Lan City.
Përmes një video të publikuar nga vendi i ngjarjes, vetura shihet se ka dalur nga rruga dhe ka rënë në ara.
Deri tani nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa nga Policia e Kosovës nuk ka ende ndonjë informacion.