Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se shoferi i veturës e kishte goditur shtyllën e ndriçimit rrugor duke pësuar lëndime trupore. Vdekja e tij është konstatuar më pas në spitalin rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 05:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila ka goditur shtyllën e ndriçimit rrugorë, si pasojë e këtij vetaksidenti ngasesi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Rugova



Të tjera
Lajme
E dhimbshme: Vdes papritur 48-vjeçari gjatë një varrimi në Prizren
Një rast i hetimit të vdekjes
Ekskluzive Lajme
Dosja Epstein, dalin dokumente të reja me akuza kundër Trumpit
Dokumentet e FBI-së në lidhje me
Lajme
Sa pritet të zgjasë lufta kundër Iranit, tregon ushtria amerikane
Sulmi amerikano-izraelit në Iran ka hyrë