Vërshimet nga Lumbardhi po ua marrin shtëpinë, familja nga Pejë kërkon ndihmë

Më vërshimet pas reshjeve të shiut, po përballet edhe komuna e Pejës.Si pasojë e reshjeve është rritur niveli i ujit të Lumbardhit i cili ende vazhdon të jetë rrezik, pasi niveli i ujit është duke u rritur.

Banorja Irma Muric e lagjes Puhovc të Pejës, i ka thënë Insajderit se vërshimet po ia përmbysin shtëpinë.

LEXO EDHE KETE

Vërshimet në Klinë, restoranti “mbulohet” nga uji 

Ajo ka theksuar se i kanë kontaktuar shërbimet emergjente, madje edhe kryetarin Gazmend Muhaxheri, mirëpo askush nuk po iu del në ndihmë.

Sipas saj, niveli i ujit po vazhdon të rritet dhe t’ua vështirëojë më shumë gjendjen.

“Përgjegjësia mbetet te kryetari, pasi që gjatë ndërtimit të murit e kanë lënë këtë pjesë pa mbrojtje. Kemi nevojë për ndihmë, situata është emergjente”, ka theksuar Muric.

Shikoni videon:  

ngjashme