Veprimtari dhe aktivisit i LDK-së nga diaspora, Saim Tahiraj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ish-kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, i cili kërkoi nga institucionet e vendit që të japin siguri për të gjykuarit nga Specialja që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Tahiraj i ka kujtuar Isa Mustafës vrasjet e pasluftës të veprimtarëve të LDK-së të cilat u paraprinë nga shantazhet e kërcënimet si ndaj Kolonel Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt e të tjerëve duke përfunduar se është turp që ti të jesh kryetar nderi i LDK-së.
Ja deklarata e Saim Tahirajt për deklarimet e Isa Mustafës:
Kjo deklerata skandaloze e Isa Mustsfës është vashdimësi e dekleratave dhe veprimeve të më parshme të cilat tregojnë një qendrushmeri të pa lëkundur në mbrojtjen e kolegëve të tij, që po akuzohen në Speciale, që nga lufta e deri më sot!
Athua cili është motivi që e shtyen drejt kësaj dashurie dhe përkushtim të madhë,në mbrojtjen e vazhdueshme të asaj bande që dyshohet për shumë veprime kriminale?
Një gjë që po vertetohet dita-ditës, është vërtet një motiv i fuqishëm që i jap elan dhe forcë në këtë luftë për mbrojtjen e pjestarve të asaj bande!
Për shumë vite shumë përsonalitet të shquara të LDK-së dhe institucioneve shtetrore që drejtonte LDK-ja u vranë në pusi pikërisht nga pjestarët e atyre bandave!
A nuk të mjaftuan shumë fakte që e deshmojnë dhe vertetojnë këtë: Listat e zeza me shumë emra që ishin denuar me vdekje, të lëshuara nga shtabi i LPK-së, komunikatat që denonin me vdekje për tradhti dhe kolaboracionizëm. Shumë emra nga këto lista u vranë! Kërcnimet e drejtpërdtejta, si ai me kolonel Tahir Zemaj ,” do të luftoj me ty si me të shka”. Kërcnimi ndaj Ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krssniqi se ,”me ty shumë shpejt do kryej punë”, gjë që u realizue më vonë me atentat në Tiranë!
Denimet me vdekje nga e ashtuquajtura gjykata e UÇK-së! Këto fakte dhe shumë fakte tjera, a nuk ishin deshmi të mjaftueshme për juve që të ju bindin për një të vërtetë të hidhur?
Së paku, bile mos me dhanë kësi deklerata provokuese dhe fyese për shumë familje që i kan të vrarë më të dashurit e tyre?
Deklerata e juaj ju bashkangjit korit zhurmues të PDK-së për të kamufluar të vërteten që po pritet të dali në shesh nga Gjykata Speciale!
Jeni zgjedhur kryetar nderi i LDK-së, por me këto deklerata fyese dhe veprime edhe më fyese keni deshmuar se nuk e meritoni një titul të tillë.
Unë po e inkurajoj Fetah Rudin, të marri një nismë që ky titull nderi të ju merret, ndoshta duhet të formohet edhe një titull tjetër, aji i turpit. Mbase do ju shkon për shtati më mirë!