Botapress, 19 Qershor – Shkarkimi i kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, ka zgjuar debate jo vetëm në skenën politike të Kosovës. Kjo cështje dukej se për një moment do të bashkojë opizitën në Kuvendin e Kosovës, por së fundi ka ardhë njoftimi nga LDK, se kjo parti nuk do të japë nënshkrimet e saj për dërgimin e cështjes Daka në Kushtetuese, shkruan Botapress.
Por, a duhet që LDK t’i bashkohet iniciativës së PDK-së për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Presidentes Vjosa Osmani?
Për këtë cështje ka folur edhe Saim Tahiharj, veprimtari i LDK-së nga Diaspora, e bashkëluftëtari i Sali Cekajt e Agim Ramadanit.
Sipas Tahirajt , çdo bashkëpunim me PDK-në do të jetë në dëm të LDK-së.
ImageSaim TahirajFOTO GALERI
“Lidershipi i LDK-së , vazhdon me gabimet e tij fatkeqësisht! Në vend që të filloj vet me mbledhjen e nënshkrimeve, ajo ka zgjedhur heshtjen dhe tani është para një akti të kryer. Tani është në mes dy zjarreve, cilin vendim ta merrë do jetë e dëmtuar politikisht. Nëse merrë vendim që ta përkrahë nismën e PDK-së për mbledhjen e nënshkrimeve, anëtarësia e saj do e kundërshtoj me të drejtë. E them këtë nga fakti që çdo bashkëpunim me PDK-në ka qenë në dëm të LDK-së dhe shtrenjtë i ka paguar faturat, andaj nuk guxon ta përkrahë këtë nismë!”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.
“Gjithashtu edhe nëse nuk e përkrah këtë nismë automatikisht kuptohet që po e mbështetë vendimin arbitrar të Presidentes Osmani. Anëtarësia e LDK-së vazhdon ta ketë urrejtjen ndaj Osmanit për dëmet që i shkaktoi LDK-së, andaj janë kundër vendimit të saj arbitrar dhe për ta ndëshkuar”, shprehet Tahiraj.
Për fund, Tahiraj thotë se LDK duhet të jetë e pavarur në veprimet e saj si parti opozitare.
“Lidershipi i LDK-së duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij, në përputhje me vullnetin e anëtarësisë së saj e jo në interes të aleancave të fshehta të cilat e kanë dëmtuar historikisht. Tani në këtë pozicion, duhet zgjedhur të keqën më të vogël, mos ta përkrahin nismën e PDK-së por të gjejnë forma tjera për ta kundërshtuar vendimin arbitrar të Presidentes Osmani”, përfundon për “Bota sot”, veprimtari i LDK-së, Saim Tahiraj.