• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vendosën granata dorë e bombola gazi në një lokal në Prishtinë…

nga Bota Press
13 Dhjetor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Pasi që avokati Gazmend Halilaj ishte i angazhuar në një seancë tjetër, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj B.K, Sh.Z, V.R dhe A.A.

A.A akuzohet se i shtyrë nga të akuzuarit B.K, Sh.Z, V.R për të vendosur granata dore dhe bombola gazi në lokalin e të dëmtuarit H.K, të cilat kishin shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari V.R në seancën e së hënës ka thënë se mbrojtësi i tij, avokati Halilaj e kishte njoftuar atë që ishte i angazhuar në një seancë tjetër dhe se i njëjti do të vinte nëse i përfundonte seanca. Mirëpo, ai tha se Halilaj e kishte njoftuar që për seancën e radhës do të jetë prezent.

Meqenëse mbrojtja është e detyrueshme në këtë rast, gjykatësi Valon Kurtaj e ka shtyrë seancën. Andaj, sipas gjykatësit Kurtaj shqyrtimi gjyqësor  do të vazhdojë më 14 dhjetor të këtij viti.

Ndryshe, edhe seanca e 26 nëntorit kishte dështuar të mbahet pasi që në këtë seancë kishte munguar i akuzuari A.A.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 dhjetor të vitit 2020, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, A.A akuzohet se më 25 maj  të vitit 2010 dhe 7 shtator 2010, në rrugën “28 Nëntori” në lagjen Dardania në Prishtinë, me qëllim të kërcënimit dhe frikësimit, në hyrje të lokalit të të dëmtuarit ka vendosur dy herë radhazi granata dore dhe bombola gazi.

Aty thuhet se më 25 maj 2010, i pandehuri A.A ka vënë dy granata dore dhe një bombolë gazi, ku njëra granatë ka shpërthyer rreth orës 02:00, pas mesnate dhe tjetra granatë është gjetur e pashpërthyer. Ndërsa, me 7 shtator 2010, thuhet se ka vendosur një granatë dore dhe një bombolë gazi, të cilat edhe kanë shpërthyer, me ç’rast për pasojë kanë shkaktuar rrezikim të përgjithshëm për jetën e njerëzve, pasurinë e tyre dhe janë shkaktuar dëme materiale në muret, dyert dhe dritaret e objektit aty pranë.

Me këtë, A.A akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, B.K, Sh.Z, V.R dhe A.A. akuzohen se në kohën dhe vendin e përshkruar si në dispozitivin e parë, duke vepruar si anëtarë të grupit, me qëllim që vetes apo personit tjetër t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kanë kërcënuar rëndë të dëmtuarin H.K që të veproj në dëm të pasurisë së tij.

Në aktin akuzues thuhet se i pandehuri A.A ka vendosur dy herë radhazi granata dore dhe bombola gazi në pronën e të dëmtuarit Kryeziu, i shtyrë nga të pandehurit K., Z. dhe R.. Krejt kjo thuhet se është bërë me qëllim të kërcënimit dhe frikësimit që i njëjti të tërhiqet nga prona e tij e cila gjendet në fshatin Milloshevë, në sipërfaqe prej 91 hektarë, e privatizuar në valën e 34 të privatizimeve të AKP-së, ku i dëmtuari kishte 25% të sipërfaqes të përgjithshme të tokës, e që kjo përqindje është bazuar në marrëveshjen e bërë në mes të pandehurit Bekim Krasniqi dhe tani të dëmtuarit H.K.

Me këtë, të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, e mbetur në tentativë, nga neni 267, paragrafi 2 lidhur me nenin 1 dhe nenin 20 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtës

Tags: doregranat

Të ngjashme

Lajme

Lajme fantastike nga Kampionati Ballkanik – të dy ekipet e Kosovës fitojnë ndeshjet

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kulturë

Neviana Shehi: E tashmja reale, si pengesë!

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Halimi: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Florim Zeqa: Dorëzimi i Albin Kurtit!

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Lajme fantastike nga Kampionati Ballkanik – të dy ekipet e Kosovës fitojnë ndeshjet
  • Neviana Shehi: E tashmja reale, si pengesë!
  • Halimi: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin
  • Florim Zeqa: Dorëzimi i Albin Kurtit!
  • Rusia nis një seri sulmesh mbi Ukrainën, lëshon 40 raketa

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.