Botapress 30 Prill- Kryesia e Kuvendit ka caktuar që të enjten të mbahet një seancë parlamentare.Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo seancë do të mbahet me kërkesë të kësaj partie lidhur me gjendjen e arsimit në Kosovë dhe për problemet që ka shkaktuar pandemia në këtë sektor, shkruan Gazeta Botapress.
“Kryesia vendosi që në seancën e radhës e cikla do të mbahet në ditën e enjte të diskutohet për kërkesën e PDK-së lidhur me gjendjen e arsimit në Kosovë në të gjitha nivelet të shkaktuar nga pandemia gjatë vitit 2020/2021”, ka thënë ai pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. /Botapress/