Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar nga udhëheqësit politikë të veprojnë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe krijuar institucionet e reja.
Ambsada e ShBA-së konstaton “mundësi të humbura” për Kosovën si pasojë e bllokadës disa mujore.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka lëshuar vendimin e saj dhe lidershipi politik duhet të punojë së bashku për t’i formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, kështu thuhet në një përgjigje për Kohën.
“Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre t’i përmbushin angazhimet e tyre për të punuar në interesin më të mirë të vendit. Ky bllokim I vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që lidershipi të prioritizojë progresin dhe stabilitetin në dobi të qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.



Të tjera
Aktuale
Kurti takon kongresistët amerikanë
Kryeministri në detyrë i Republikës së
Aktuale
Vdes në xhami i moshuari nga Gjilani teksa priste faljen e Bajramit
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz