Media amerikane i referohet burimeve nga Shtëpia e Bardhe teksa raporton se marrëveshja është në përfundim dhe do të konkretizohet në ditët në vijim. Kjo do të rriste shumë fuqinë ushtarake në ajër të Ukrainës, e cila deri më tani ka rrëzuar një numër të konsiderueshëm avionësh rusë, raporton abcnews.al.
Ky zhvillim vjen në një kohë, kur vetë Presidenti i Polonisë e mohoi pak ditë më parë transferimin e avionëve të tyre në Ukrainë me argumentin se diçka e tillë do të çonte në një luftë me Rusinë. Madje, edhe vetë shefi i NATO-s Stoltenberg tha se asnjë avion apo ushtar i aleancës nuk do të futet në Ukrainë.
Lajmi i fundit: Ukraina i jep goditjen e rëndë Putin dhe Rusisë
Megjithatë, duket se kur është vullneti i SHBA-ve, ndryshon edhe qendrimi i NATO-s.