• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Vëllezërit Klitschko në mesin e 23 personave në listën e zezë të Putinit

nga Bota Press
28 Shkurt, 2022
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Sipas gazetës britanike The Times, një milici private e udhëhequr nga një aleat i Putinit është përgjegjës për t’i dhënë fund jetës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt dhe disa personave tjerë.

Më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev nën urdhrat e Kremlinit për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe qeverinë e tij në mënyrë që t’i hapin rrugën Moskës për të marrë kontrollin, zbulon të hënën The Times.

Pjesë e listës prej 23 personave për t’u eliminuar janë edhe vëllezërit Klitschko, Wladimir dhe Vitaly, ish-kampionë të botës në boks.

Grupi Wagner, një milici private e udhëhequr nga një aleat i presidentit rus Vladimir Putin dhe që vepron si një degë e pavarur e shtetit, solli mercenarë nga Afrika pesë javë më parë në një mision për të prerë kokën e qeverisë Zelensky për një bonus të madh financiar.

Informacioni rreth këtij misioni arriti në qeverinë ukrainase të shtunën dhe, disa orë më vonë, Kievi shpalli një shtetrrethim të ashpër 36-orësh për të “fshirë” qytetin për diversantët rusë.

Autoritetet ukrainase paralajmëruan civilët, kur shpallnin shtetrrethimin, se ata do të shiheshin si agjentë të Kremlinit dhe rrezikonin të “likuidoheshin” nëse do të largoheshin nga strehimoret e tyre.

Një burim i afërt me aktivitetet e grupit, raporton The Times, konfirmoi se midis 2,000 dhe 4,000 mercenarë kishin mbërritur në Ukrainë në janar.

Disa prej tyre u dërguan në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk, ndërsa 400 të tjerë hynë nga Bjellorusia dhe u drejtuan drejt kryeqytetit./Botapress.info/

Tags: Vëllezërit Klitschko

Të ngjashme

Lajme

Kërkohej për vepër penale, por policët nuk e arrestuan pasi u penguan nga banorët e lagjes

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Botë

Gjenerali i lartë amerikan: Kina mund të sulmojë Tajvanin

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Lajme

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë: Pritet rënie e temperaturave, shi e bubullima

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Kosovë

Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria për të dalë nga kriza

nga Bota Press
3 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Kërkohej për vepër penale, por policët nuk e arrestuan pasi u penguan nga banorët e lagjes
  • Gjenerali i lartë amerikan: Kina mund të sulmojë Tajvanin
  • Parashikimi i motit për javën që po hyjmë: Pritet rënie e temperaturave, shi e bubullima
  • Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria për të dalë nga kriza
  • Shpërthen Lukashenko: Jemi gati për të sulmuar Perëndimin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.