Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar sot me 25 vjet burgim dy të akuzuarit për vrasjen në “Bon Vivant”. I akuzuari kryesor për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vjet burgim për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe me njëmijë e 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, të akuzuarit Sherif Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë vjetësh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Mirëpo vëllai i viktimës, Rrahim Uka, është shprehur i pakënaqur me këtë aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ai ka treguar se do të paraqesë ankesë për ankimuar aktgjykimin e shpallur sot.