Dy foshnjë kanë ndërruar jetë të dielën në QKUK, por për çka po dyshohet se deri të vdekja e tyre ka ardhur nga “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, siç e përcakton Kodi Penal i Republikës së Kosovë.
Për vdekjen e dy foshnjave kanë folur nga Prokuroria e Shtetit, ku e kanë konfirmuar për Gazetën Metro se dy trupat e pajetë të foshnja është duke iu bërë autopsia.
E privoi nga jeta xhaxhain, ky është dënimi për personin nga Kijeva e Malishevës
Tutja nga Prokuroria është thënë se sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, rasti është iniciuar si “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”
“Lidhur me këtë çështje ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia trupave të pajetë (dy foshnjave), derisa është iniciuar rast “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, sipas KPRK-së” , ka thënë Laureta Ulaj, Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinës.
Gjithashtu nga për Gazetën nga kjo prokurori kanë bërë të ditur se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit.
“Prokuroria në koordinim me institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast”, ka thënë Ulaj./Botapress.info/