Sot ka ndërruar jetë ish-themeluesi i degës së LDK’së në Skenderaj, Sejdi Koca. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e Sejdiut.
Baca Sejdi ishte patriot e veprimtar i madh, i cili ka bërë shumë për të rritur vetëdijen kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli.
Si mësues ka dhënë kontribut të madh për të mësuar fjalët e ëmbla shqipe shumë brezave./Botapress.info/