Vdes pacienti që ra nga kati i katërt i Klinikës së Kirurgjisë Torakale

Ka vdekur pacienti i cili kishte rënë nga kati i katërt i Klinikës së Kirurgjisë Torokale. Lajmi u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Nga SHSKUK thonë se përkundë masave dhe ndihmës nga stafi i Klinikës emergjente pacienti nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës. Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë” – shkruhej në njoftim.

 

Bëhet e ditur se për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të./Botapress.info/

ngjashme