Legjenda e Real Madridit, Amancio Amaro, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, shkroi Dailymail të martën.Spanjolli ka luajtur 14 sezone në La Liga, gjithsej 471 ndeshje, duke shënuar 155 gola dhe ka fituar 9 tituj kampioni. I njohur me nofkën “Magjistari”, i ishte bashkuar Real Madridit në vitin 1962 nga Deportivo La Corune.
Të pikëlluar për vdekjen e tij janë shprehur nga klubi spanjoll.
“Real Madrid dëshiron të shprehw ngushëllimet dhe dashurinë për gruan e tij Consuelo, fëmijët e tij Óscar, Belén, Amancio, Patricia, Marcos dhe Claudia, vëllain e tij Juan Carlos, nipërit e mbesat e tij dhe të gjithë të afërmit, kolegët dhe të dashurit e tij”, thuhet në telegramin ngushëllues të ekipit.