Arif Miftari, anëtar i kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka vdekur.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se lajmin e mori me dhimbje të thellë.
“Me dhimbje të thellë dhe zemër të rënduar mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të çmuar, Arif Miftari. Arifi nuk ishte vetëm bashkëveprimtar, por edhe mik i mirë, me të cilin ndamë shumë biseda, ide, sfida e momente pune në shërbim të qytetarëve. Si anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Lipjan, ai ishte gjithmonë i përkushtuar, i qetë në qëndrime dhe i palëkundur në vlerat që përfaqësonte”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Do ta kujtoj gjithmonë për sinqeritetin, urtësinë dhe gatishmërinë e tij për të kontribuar pa u lodhur. Humbja e tij lë një boshllëk të madh në mesin tonë, por edhe një kujtim të përhershëm për njeriun që ishte. Është e vështirë të pranosh që nuk do ta kemi më në mesin tonë…”, shtoi Ahmeti.
Ai u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Miftarit.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve. U prehtë në paqe, miku ynë i dashur!”



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar