Vdes aktorja e njohur

Aktorja dhe modelja afrikano-jugore Charlby Dean, ylli i filmit Triangle of Sadness, fituesja e Palmës së Artë të këtij viti, vdiq në Nju Jork, njoftoi zëdhënësja e saj, duke konfirmuar informacionet nga mediat e specializuara.

Sipas Deadline, aktorja 32-vjeçare ka ndërruar jetë sot “papritmas” në një spital në Nju Jork. Për momentin nuk ka të dhëna të tjera për shkakun e vdekjes.

Në filmin Triangle of Sadness të regjisorit suedez Ruben Estlund, Dean luan Jaja, një top-modele dhe influencuese e fiksuar pas imazhit dhe karrierës, së cilës i ofrohet një lundrim luksoz me të dashurin e saj, gjithashtu model.

Pesë vjet pasi mori Palmën e Artë për filmin “Quadrat”, këtë maj Ruben Estlund fitoi Palmën e Artë të dytë në Festivalin e 75-të Ndërkombëtar të Filmit në Kanë për një satirë rreth super të pasurve dhe luksit, i vlerësuar si filmi më qesharak në konkursin e Kanës.

Charlby Dean u lind më 5 shkurt 1990 në Cape Town të Afrikës së Jugut. Ajo nisi të merret me modelim në moshën 6-vjeçare dhe vazhdoi karrierën kinematografike në moshën 20-vjeçare me filmat afrikano-jugorë “Spud” (2010) dhe “Spud 2” në vitin 2013, me John Cleese.

Ajo gjithashtu luajti në filmin horror amerikan të vitit 2017, “Don’t Sleep”, dhe “An Interview with God” (2018).

 

ngjashme