Policia e Kosovës dje ka njoftuar se ka vdekur punëtori 57-vjeçar derisa po trajtohej në QKUK për shkak të plagëve të marra me datën 19 korrik, i cili derisa ishte duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë kishte rënë nga kulmi.
Për këtë rast, policia njoftoi edhe sot në raportin 24-orësh, duke e cilësuar rastin si “vdekje e dyshuar”.
“Fsh. Karaçë, Vushtrri 19.07.2025-13:00. Viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar me datën e cekur, me datë 01.08.2025 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.



Të tjera
Aktuale
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi në KiE e rruga drejt BE-së varen nga partnerët
Në moshën 18-vjeçare, pritet të kesh
Aktuale
Rubio siguron europianët në Mynih: Nuk është as qëllim as dëshirë e jona fundi i epokës transatlantike
Në një tjetër përpjekje për të
Aktuale
Fjalimi i Rubios në Mynih, Kurti shihet në audiencë duke dëgjuar më vëmendje
Kryeministri Albin Kurti u pa duke