Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Jorep Borrell, që të jetë më i vëmendshëm ndaj Ballkanit Perëndimor.
Ai ka vazhduar të alarmojë se situatë e njëjtë si me Ukrainën mund të ngjajë edhe në rajon
Ndaj, sipas tij, Borelli nuk duhet ta injorojë luftën hibride të Rusisë.
“Ne kemi një luftë në Evropë. Sanksionet kundër Rusisë janë minimumi që mund të bëjmë”, ka shkruar shefi i qeverisë në rrjetin social “Twitter”.
“Kërkova nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, më shumë vëmendje drejt Ballkanit Perëndimor si dhe të mos injorojë luftën hibride të Rusisë në rajonin tonë”.
Kryeministri Albin Kurti edhe më parë kur ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon, pas luftës në Ukrainë, ka ngjallur panik duke thënë se “ekziston rreziku që Rusia t’i bëjë presion Serbisë për ta minuar pavarësinë e Kosovës”.