Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarit të njëmbëdhjetë (me kodin 03811) nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së).
Dëshmitarin e 11-të po vazhdon dëshminë e tij duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special James Pace, transmeton “Betimi për Drejtësi“.
Paraprakisht, me fillim të seancës kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith tha se dokumenti i diskutuar gjatë seancës së djeshme, do të pranohet si provë materiale në këtë çështje gjyqësore.
Po ashtu, i njëjti ka lajmëruar se ekipet e mbrojtës e kanë shkurtuar kohën në marrje në pyetje të këtij dëshmitari në më pak se 2 orë.
Seanca është duke vazhduar në sesion privat./Botapress.info/