Po vazhdon kapja e institucioneve publike nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. E emëruara në pozitën e u.d. drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Narqize Arenliu Hoxhaj, ka qenë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren, në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po udhëhiqte me këtë komunë, në krye me Mytaher Haskukën.
Pasi Haskuka nuk arriti të fitonte në zgjedhjet e fundit lokale, Arënliu-Hoxhaj u emërua Drejtoreshë e Spitalit të Prizrenit, për të ardhur tash në krye të SHSKUK-së.
Gazeta raportoi sot se Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Narqize Arënliu-Hoxhaj, është emëruar u.d. e drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga SHSKUK përmes një njoftimi.
Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur sot ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar
Sipas një njoftimi për media thuhet se bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj. /Botapress.info/