Blerim Vela, kryekëshilltari i presidentes Vjosa Osmani ka vazhduar që të sulmoi mediat duke iu referuar përsëri si të ‘ish-regjimit Pronto’, shkruan Gazeta Botapress.
Këshilltari i Vjosa Osmanit, Blerim Vela ka sulmuar mediat mbrëmë duke iu referuar si “të ish-regjimit Pronto” veç pse raportuan për tendencën e kryetares së shtetit për të shtyrë zgjedhjet.
Vela është arsyetuar se ftesa nuk paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve, por veç diskutim për shqyrtimin e opinionit të rekomandimit të IKSHPK-së, i cili ende nuk dihet se cili është apo çka po referohen ata.
Mirëpo këshilltari i Osmanit ka vazhduar edhe sot avazin, duke i quajtur disa media të ‘ish-regjimi Pronto’, veç pse informuan për sulmet e tij.
“Kur mediet keqinformojne me qellim, duhet te ekspozohen. Raporti i Parlamentit Evropian ka identifikuar disa medie te ish-regjimit Pronto si burime keqinformimi. Fatkeqesisht, ne vend se te permiresohen ne kuader te etikes gazetareske, keto medie po vazhdojne te keqinformojne”, ka shkruar ai sot në këtë status.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /Botapress.info