Vazhdojnë punësimet partiake: PDK në Skenderaj ‘rehaton’ aktivisten e saj

Partia Demokratike e Kosovës e cila udhëheqë në Komunën e Skenderajt ka vazhduar të punësoj aktivistët partiakë. Kësaj here, pushteti ia bëri një vend pune ish-kandidates për asambliste në zgjedhjet e vitit 2021, Dafina Shabanit.

Shabani edhe pse nuk kishte mundur të siguroj votat e mjaftueshme për një karrige në Kuvendin Komunal, ajo u emërua në pozitën ‘Specialiste e Burimeve Njerëzore‘.

Në konkursin për këtë pozitë ishin vetëm dy kandidate, ku Dafina Shabani kryesoi me 89 pikë.

LEXO EDHE KETE

Vetëvendosje më 2010: KFOR’i është si struci, i fute veshët në lesh kur digjen kufijtë e Kosovës

 

Më poshtë mund të shihni disa fotografi të Dafina Shabanit me kryetarin Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku nga viti i kaluar (2021), kur ajo kandidonte nga rradhët e PDK’së në zgjedhjet lokale të tetorit.

Insajderi ka raportuar edhe më herët për punësime të njerëzve të afërt me PDK-në gjatë këtij viti në Skenderaj./Insajderi.org/

ngjashme