Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, i ka tërhequr vërejtjen qeverisë Kurti në lidhje me bisedimet dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, shkruan Gazeta Botapress.
Krasniqi, derisa po qëndron në Amerikë i ka reaguar Qeverisë Kurti, duke thënë se nuk mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve me Serbinë duke shkelur mbi dhimbjen e viktimave. ‘’ Nuk mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve me Serbinë duke shkelur mbi dhimbjen e viktimave’’, tha Krasniqi.
Kujtojmë se Vasfije Krasniqi është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila ka dalur duke folur hapur për atë çka kishte ndodhur nga forcat serbe.
Ajo vazhdimisht ka përsëritur qëndrimin e saj në lidhje me raportet me Serbinë, derisa si deputete ka thënë se do kontribuoj në këtë drejtim duke kërkuar drejtësi për viktimat e luftës, e në veçanti viktimat e dhunës./Botapress.info/