Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se humbja e provave të rastit Dehari në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka mundur të ndodhë për shkak të gabimit njerëzor.
Ai tregon një rast të tijin personal për ta lidhur me atë që mund të ektë ndodhur në Institut.
“Shkon një pastruese ik në Gjermani. Vjen tjetra ta fshin frigoriferin. Mund të ketë banalitet shumë këtu. Tash qohesh e ja shpjegon cka ka ndodh, në fakt faktori njeri ka bërë një gabim”, tha ai.
“Unë vet kam mbajtur lokal më kanë hyrë hajnat, kur shkova kamarieri kishte fshirë shankin, i thashë pse e fshive tha e pava pluhur. I thashë vjen policia i merr provat. Ai tha nuk i pava”, shtoi Syla.
Po ashtu, Syla ka thënë për rastin Dehari se është dashur të zgjidhet që moti pasi ka patur prova të mjaftueshme.