Valon Syla – Qeverisë Kurti: Lune lojën, Memlin e Lumirin i thirrën në Amerikë

Gazetari Valon Syla tha se refuzimi i planit Franko-Gjerman nga ana e Serbisë është në favor të Kosovës. Syla tha se kjo tregon se kush po i pengon përpjekjet diplomatike në dialog.

“Refuzimi i Planit Franko – Gjerman çfardoqoftë ai nga Serbia dhe Presidenti i tyre Vucic, është tashmë në favor të Kosovës. Kjo tregon kush po i pengon përpjekjet diplomatike, dhe spo tregon konstruktivitet, për zgjidhje të problemit kosovaro-serb”, shkruan ai.

Më tej, ai ka shtuar se është koha që Kosova ta “luaj lojën”

“Hajde lune lojën tash Kosovë. Memlin e Lumirin i thirrën në Amerikë…
Opozita dhe opinioni publik për herë të parë po sillet me mençuri dhe me hapa të matur, pas tash e sa kohe budallak, më saktësisht që nga viti 2014. Mos e ‘Llini Punën’ që thojke ish Ambasadorja Amerikane Jackobson..”, përfundoi ai.

ngjashme