Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka uruar, siç është shprehur ai, popllin e Albin Kurtit për Zajednicën.
Syla ka marrë shkas nga takimi i fundit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në të cilin u arrit pajtimi për zbardhjen e të zhdukurve të luftës në Kosovë dhe u shpalos drafti i Asociacionit i hartuar nga Grupi Menaxhues i kryesuar nga deputetja e Kuvendit të Serbisë, shkruan Botapress.
Me këtë rast Valon Syla ka uruar pollin e Albin Kurtit për Zajedncën
Ja postimi i Valon Sylës në Facebook:
Sa të shamen e kemi hongër prej juve kur ju ndërsejshin komesarët politik të Vetëvendosjes, për Zajednicë. A po ju kujtohet?
Sa aktivisti vdiq i Vetëvendosjes me parulla kundër ‘Zajednicës’ në dorë. Sa e sa mikun e keni humb. Me sa vllezër jeni hongër për rrena të Albin Kurtit. Sa dhëndrin e motrën e keni përzëne nga shtëpija për rrena politike e sa kojshitë i keni kqyr shtremt e mërrolt për këto punë, para mahalles, te lifti e te furra tu ble bukë.
A po ju kujtohet?
A u ngitë Vetëvendosje?
A po ju vjen marre?
A do të jeni ende vec pjesë e turmës. Mjet i kësaj turmokracie të rrenave dhe llaskucave të Albin Kurtit?
A ju rahatuan në punë?
Pse po ikni jashtë tash?
Dinjitet!
#albanologji #vetëvendosje #AlbinKurti #rrenca #llaskuca