Pa kaluar 3 muaj nga rasti i fundit për të cilin përfundoi në Polici, Princ Valentino Corleone është futur sërish në telashe. Personazhi kontravers nga Gjilani shumë shpesh di të bëhet kryefjalë e mediave për ndodhitë në jetën e tij. Ai është emër i njohur edhe për organet e rendit për shkak të historisë së tij kriminale, të pasur me vepra të ndryshme penale.
Rasti i fundit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku Policia zbarkoi në një motel në Gjilan për të kryer bastisje nën dyshimet për veprimtari e gjësende të kundërligjshme.
E trishtë: 22-vjeçarja në Mitrovicë dërgohet me forcë në motel, rrahet dhe dhunohet
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për motelin “Grande”, ku po qëndronte edhe Vali bashkë me një shok dhe dy vajza, të cilët u kapën në flagrancë në një dhomë. Kontrolli i kryer nga ana e Policisë rezultoi me gjeten e substancave narkotikë dhe jo vetëm.
Siç mëson gazeta, Valit iu gjet një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë, si dhe mbi 10 fishekë, që u sekuestruan nga zyrtarët policorë. Kjo i kushtoi atij me shoqërim në stacion policor, ku dha deklaratën e tij në lidhje me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohen rastet për dy vepra penale “Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Botapress.info/