Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga data 31 gusht deri më 5 shtator do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”.
Për këtë arsye, FSK tha se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 31 gusht deri më 05 shtator 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë ushtrimin fushor “ Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”, tha FSK.
FSK tha se e gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkoi mirëkuptim nga qytetarët.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë