Natalia Fadeevy, e cila ka qenë pjesë për 3 vite në Forcat Izraelite të Mbrojtjes, ka më shumë se 1 milion ndjekës në rrjetin social “Tik Tok”.
Videot e saj me uniformë, shpesh herë provokuese, kanë tërhequr vëmendjen e shumë personave, ndërsa në anën tjetër ajo nuk ka mbetur jashtë edhe konfliktit të fundit mes Izraelit dhe palestinezëve.
Ajo ka postuar shpesh video ku mbron vendin e saj në këtë konflikt. Në një video, ajo akuzon palestinezët se kanë mashtruar me numrin e viktimave. Në një tjetër video, ajo shprehet: “Kur ata tentuan të shkatërronin kombin tuaj, por ju kishit një nga ushtritë më të fuqishme”./Botapress/