• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ultimatumi 48-orësh i OHT-së për MSh-në: Të zgjatet orari, të hapen klubet dhe sallat e dasmave

nga Bota Press
17 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Pas protestës që mbajtën të mërkurën përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës dhe Shoqata e Gastronomëve, lidhur me pakënaqësitë rreth masave anti-Covid, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Latifaj, i ka pritur të enjten në takim. Kryetari i OHT-së, Hysen Sogojeva, ka treguar për Express kërkesat që ka shfaqur ky sektor para ministrit Latifaj

Sogojeva ka deklaruar se OHT-ja dhe Shoqata e Gatronomëve kanë kërkuar që të largohet kufizimi i lëvizjes, të zgjatet orari i punës, të hapen sallat e dasmave dhe klubet e natës.

“Ministri i Shëndetësisë na ka ftuar dje në takim urgjent. Jemi ndarë jashtëzakonisht të kënaqur. Tani jemi në pritje, për 24 deri në 48 orë do të merret një vendim. Kemi kërkuar heqjen e orës policore, zgjatjen e orarit të paktën deri në orën 1:00, hapjen e ahengjeve dhe sallave te dasmave dhe hapjen e klubeve të natës. Por me kontroll të rreptë. Ne kemi marrë përgjegjësi që asnjë dasmor, asnjë person në hapësirat e mbyllura nuk mund të hyjë pa i pasur dy vaksinat ose testin PCR”, ka deklaruar Sogojeva.

Ai tha se në rast të rritjes së numrit të infektimeve, me MSh-në janë dakorduar që të takohen urgjent, për të ndërmarrë masa konform situatës epidemiologjike.

“Jemi dakorduar, nëse kemi raste të infektimeve, menjëherë urgjentisht të mblidhemi dhe të marrim masa konform situatës. Jemi zotuar, nuk ka dënime, ka mbyllje, nëse shkelen rregullat, ne si Odë jemi kategorikisht pro mbylljes për ata që nuk i respektojnë masat”, ka deklaruar Sogojeva.

Derisa gjatë hapjes që u bë gjatë verës nuk kishte respektim të mjaftueshëm të masave, Sogojeva tha se kësaj radhe do të jetë ndryshe, pasi sipas tij këtu ndikon edhe vaksinimi më i madh i qytetarëve krahasuar me periudhën e verës.

“Është e vërtetë, por situata tani është pak më ndryshe, sepse i kemi pasur më pak të vaksinuar, tani i kemi rreth 66 përqind. Apeli ynë është që të vaksinohemi dhe të punojmë. Ata që nuk vaksinohen mos të kenë të drejtë në asnjë institucion të hyjnë, e lëre më në salla të dasmave e restorante”, ka deklaruar Sogojeva.

Ai tha se pret që MSh-ja t’i plotësojë kërkesat e OHT-së dhe Shoqatës së Gastronomëve, por në rast se nuk plotësohen, do të merren masa tjera.

“Nëse jo, ne vazhdojmë me padëgjueshmëri, kanë me u hapë krejt dhe le të dënojnë, ose s’ka shërbim për asnjë qytetar. Janë organet të cilat vendosin, nëse shumica pajtohet, unë e përkrahi”, ka deklaruar Sogojeva.

Ndryshe, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka paralajmëruar se sot gjatë ditës do të mbahet një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, por këta të fundit kanë refuzuar ftesën, pasi në takim s’është ftuar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Për këtë takim, AKK-ja ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pas konsultimit me kryetar të komunave ka vendosur që të kërkojë nga Kryetarët e Komunave të MOS marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për ditën e sotme në ora 14.00 për të diskutuar për situatën epidemiologjike në Kosovë. Arsyeja është që AKK-ja si përfaqësues dhe trup i komunave nuk është ftuar në këtë takim. MAPL-ja ka ftuar vetëm Kryetarët”, thuhet në reagimin e AKK-së./Botapress.info/

Tags: Ultimatumi 48-orësh

Të ngjashme

Aktuale

Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Arrin në 6 numri i terroristëve të arrestuar në Veri

nga Bota Press
24 Shtator, 2023
Aktuale

Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

nga Bota Press
24 Shtator, 2023
Aktuale

Ky është serbi i arrestuar në veri, ishte i armatosur deri në dhëmbë (Emri)

nga Bota Press
24 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë
  • Dita e hënë, ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku
  • Haxhiu: 28 terroristë kanë ikur me negocim mes Vuçiqit, KFOR-it e Policisë së Kosovës
  • Arrin në 6 numri i terroristëve të arrestuar në Veri
  • Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.