Ekipi nga Lipjani ka fituar titullin në Superligën B, pasi mbylli sezonin me më së shumti pikë të grumbulluara, duke kryesuar tabelën që nga java e parë.
Ulpiana mbyll sezonin në ligë me 13 pikë në total, pa pësuar asnjë humbje.
Në xhiron e fundit, ky ekip mposhti Vëllaznimin me rezultat 3-0 (25-23, 25-21, 25-15).
Federata e Volejbollit të Kosovës uron KV Ulpianën për suksesin e arritur.