Një lajm i ri ka ardhur nga qyteti verilindor i Kharkivit këtë mëngjes, ku po raportohet se luftime të ashpra po zhvillohen.
Raportet nga guvernatori rajonal Oleh Sinegubov se Ukraina po “kontrollon plotësisht” zonën.Ai tha se: “Kontrolli mbi Kharkivin është tërësisht i joni! Forcat e armatsoura, policia, dhe forcat e mbrojtjes janë duke punuar dhe qyteti është duke u pastruar tërësisht nga armiku.”
Kharkivi ka qenë zona e cila është përfshirë nga luftime të ashpra sot, pasi që forcar ruse kanë bërë përpara drejt qytetit dhe raktetat e tyre kishin goditur një tubacion gazi në orët e hershme të mëngjesit, raporton SkyNews përcjell lajmi.net
Ministria e Mbrojtjes tha më herët se “shkëmbimet intensive” të artilerisë me raketa u pasuan nga “luftime të rënda” gjatë natës në Kharkiv. /Botapress.info/