Komisioneri Ukrainas për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets publikoi një video që thotë se tregon një dhomë torture të përdorur nga forcat ruse në rajonin e Khersonit të çliruar së fundmi.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale Telegram dhe Facebook, Lubinec flet nga disa dhoma nëntokësore me mure dhe dysheme të pista, duke përfshirë një dhomë të vogël ku sipas pretendimeve të tij mbaheshin deri në 25 persona në të njëjtën kohë.
Hulumtimi “bombë” zbuloi se si qeveria e Serbisë terrorizon qytetarët gjatë zgjedhjeve
Videoja u publikua pasi ministri i Brendshëm ukrainas, Denis Monastirsky njoftoi të enjten në mëngjes se hetuesit kishin zbuluar 63 trupa me shenja torture në Kherson.