Futbollisti me prejardhje serbo-boshnjake, Ognjen Vranjes është penalizuar nga UEFA për tatuazhin e tij në dorë.
Lojtari kishte bërë dy vite më parë tatuazh fytyrën e kriminelit serb, Momcilo Cujic dhe për këtë ai ishte përjashtuar edhe nga Kombëtarja e Bosnjës.
Aktualisht, Vranjes luan në skuadrën greke AEK dhe tatuazhin që ka bërë e ka në krahë, ku duket haptazi. UEFA i ka dërguar një paralajmërim boshnjakut, se me atë tatuazh nuk mund të luajë në garat evropiane.
Krimineli Cujic me grupet e tij kishte kryer masakra të mëdha në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në fund të vitit 1942 dhe në fillim të vitit 1943./Botapress.info/