Zyrtarët policorë shpeshherë janë cak i kërcënimeve serioze qoftë kur janë jashtë apo edhe gjatë detyrës zyrtare. Jo rrallëherë kanosjet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Një incident serioz ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një person ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë dhe ka bërë kërcënime serioze ndaj tyre.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda organeve të rendit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur derisa i dyshuari nga Podujeva ishte në procedurë të kontrollit në zonën e X-ray-it, teksa po udhëtonte drejt Gjermanisë.
Sipas informacioneve, të cilat i ka Gazeta Sinjali, në momentin kur i ishte kërkuar kontrolli, ai ka filluar të kacafytet me zyrtarët e sigurisë. Situata ka dalë jashtë kontrollit, duke detyruar zyrtarët policorë të ndërhyjnë.
Në vend të qetësimit, i dyshuari ka eskaluar edhe më shumë – duke i sulmuar fizikisht tre policët dhe duke i kërcënuar me jetë, me fjalët: “Ku të ju shoh do t’ju vras, nuk jua harroj fytyrat!”
Si pasojë e sulmit, tre zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe u janë dëmtuar uniformat policore.
Policia është merr menjëherë me rastin, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën