U tha se Osmani e Kurti urdhëruan të mos përmendet UÇK në Reçak – këshilltar i presidentes: Është shpifje!

Sekretar i OVL-së se UÇK-së në Shtime, Ramiz Smajli ka reaguar ashpër ndaj presidentes Osmani e kryeministrit Kurti. Sipas tij ata kanë urdhëruar që të mos përmendet UÇK-ja në akademinë përkujtimore për Reçakun.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Zyra e Presidencës. Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina në përgjigje për Insajderin ka thënë se ky pretendim nuk qëndron.

LEXO EDHE KETE

Shpërthejnë pakënaqësitë në PDK, hedhen akuza për kurdisje të zgjedhjeve të brendshme

Duke e cekuar një pjesë të fjalimit të presidentes ku përmendet UÇK, Kupina e ka cilësuar si shpifje e gënjeshtër reagimin e OVL-UÇK.

“Ta ruajmë përkushtimin tonë për lirinë, të cilin e dëshmuan vajzat e djemtë e UÇK-së, ta kultivojmë këtë ndjenjë lirie, të bëjmë gjithçka që paqja të mbretërojë në vend e në gjithë rajonin tonë, por gjithnjë duke u bazuar në të vërtetën e duke luftuar mashtrimin. Kjo fjali është në fjalim. Prandaj, është shpifje dhe gënjeshtër një pretendim i tillë”, ka thënë ai për Insajderin.

Ai është pyetur edhe se a i është ndaluar shoqatës së dalë nga lufta të mbajnë fjalim në Reçak, por nuk ka dhënë përgjigje.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Smajli ka thënë se është ndaluar edhe fjalimi i shoqatave të dala nga lufta si dhe është ndaluar fjalimi i Shukri Bujës, si Komandant i Zonës Operative Nerodimes.

Ndërkohë, Ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja për Gazetën Insajderi tha se “Për luftën nuk mundën me fol ata që s’dinë kurgjo as nuk dinë çka është lufta”

Tutje, Smaljli ka thënë se në ditën e fundit është larguar dhe fjalimi i kryetarit të fshatit Reçak, Adem Ramadanit.

Turp për ty Presidente, turp për ty kryeministër, turp për kryetarin dhe komunën e Shtimes, Turp Drejtoresha e Kulturës” – shkroi ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

Reçaku dhe UÇK-ja!

Paska urdhëruar:

Presidentja jo UÇK në akademinë për Reçakun,

Po edhe Kryeministri Jo UÇK,

Drejtoresha e Kultures cilen kultur e përfaqëson ti e nderuar, pse more ju komuna e Shtimes në këtë shkrim spaskeni guxu te shenoni UÇK.

Thirrje urgjente për vetëdijësim kombëtar po ndryshohet historia e UÇK-së, me qëllime dhe me cenzurim të fjalës së lirië dhe shprehjes së lirisë!

Të ndalohet fjalimi i shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së,

Të ndalohet fjalimi i Gjeneral z.Shukri Buja si Komandant i Zonës Operative Nerodimes,

Të largohet ditën e fundit edhe fjalimi i kryetarit të fshatit Reçak z.Adem Ramadanit. E kjo është e pa tolerueshme

Turp: për ty Presidente, Turp për ty Kryeministër, Turp për kryetarin dhe Komunen e Shtimes, Turp Drejtoresha e Kulturës e që fakt nuk perfaqëson kulturën e historin e shenuar me gjakun e Dëshmorëve të UÇK-së!

 

ngjashme