U shpall mbrëmë kampione e Europës, ja sa përfiton financiarisht Luiza Gega nga shteti shqiptar

Luiza Gega nuk zhgënjeu pritshmëritë. Atletja shqiptare u shpall kampione dhe rekordmene e Europës, me një paraqitje të jashtëzakonshme në finalen e 3000 metrave me pengesë, kampionat që po zhvillohet në Munich të Gjermanisë. 34-vjeçarja ka punuar fort për të arritur një rezultat të tillë, pasi kujtojmë se disa muaj më parë, arriti në vendin e pestë në Botërorin e Oregonit.

E megjithatë të paktën sa i takon këtij rezultati fantastik, Gega do të ketë mundësi të përfitojë nga shpërblimet shtetërore për rezultatet e sportisteve elitare.

Luiza Gegës i takojnë 4 milionë lekë të reja. Janë shpërblime që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave bazuar në Ligjin për Sportin, kjo për vendet e para në garat individuale dhe ekipore dhe për thyerjen e rekordeve kombëtare./Botapress.info/

ngjashme