Duke qenë se ai vetë u rrit në rrënojat e luftës, Modric u qëndron pranë atyre që tani po përpiqen të ndërtojnë një jetë të re në rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë.
Luka Modric ka nxjerrë në ankand fanellën e tij të Kroacisë në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar ku Kroacia u ndesh me Marokun për vendin e tretë.
Fitimet nga shitja e kësaj fanelle do të shkojnë për të gjithë të prekurit nga kjo katastrofë natyrore.