Një person është lënduar në vendin e punës në Prizren. Rasti ka ndodhur në rrugën “Traziti i Vjetër” në Prizren, derisa viktima ishte duke punuar në ndërtimtari.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar në lartësi rreth 2 metra derisa ishte duke punuar në ndërtimtari.
Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim./Botapress.info/