Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se në Prishtinë janë arrestuar dy persona, vëllezër mes vete, pasi që të njëjtit fillimisht kanë sulmuar njëri tjetrin, e më pas edhe zyrtarët policorë.
Në raport shtohet edhe se, edhe policët edhe të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe se këta të fundit, janë dërguar në mbajtje, përcjell Gazeta Express.
‘‘SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Prishtinë 07.07.2026-00:08. Janë arrestuar dy të dyshuar (vëllezër), pasi të njëjtit janë hasur duke e sulmuar-grushtuar njëri-tjetrin. Të dyshuarit, në vendin e ngjarjes nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar e goditur fizikisht edhe zyrtarët policorë. Tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarët policorë dhe të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit të cilët ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet intervistimi i tyre pas këndelljes së tyre. Rasti duke u hetuar’’, thuhet në raport.



Të tjera
Lajme
Pas oborreve të institucioneve, Peci i lëshon për vendparkime edhe oborret e shkollave
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka
Lajme
Kthehet në shtëpi gjilanasi i zhdukur dy ditë më parë
Gazeta Sinjali mëson se 33-vjeçari nga
Aktuale
Trump “shpall” rikthimin në luftë: Marrëveshja me Iranin mori fund
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se