Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar një vendim të ri për komunën.
Ai ka marrë vendim për lirimin e hapësirave të shkollave, që të shfrytëzohen për parking për të gjithë qytetarët, banorë të Mitrovicës dhe mërgimtarë.
E gjithë kjo do të jetë pa pagesë, raporton IndeksOnline.
“Të dashur qytetarë,
Përveç hapësirave të institucioneve komunale të dhëna në shfrytëzim për parkim të mërgimtarëve, ju njoftoj se oborret e shkollave të listuara më poshtë do të jenë në shfrytëzim për parkim për të gjithë qytetarët (rezidentë dhe nga mërgata) në këtë periudhë fluksi, deri në shtator, pa pagesë.
Gjimnazi “Frang Bardhi”;
SH.M.L.M. “Xheladin Deda”;
SH.F.M.U. “Eqrem Çabej”;
SH.F.M.U. “Ismail Qemali”;
SH.F.M.U. “Bedri Gjinaj”;
SH.M.L.M. “Arkitekt Sinani”;
SH.F.M.U. “Migjeni”.
Vërejtje: Luten qytetarët që vendparkimet t’i shfrytëzojnë në mënyrë racionale”, shkroi Peci.



Të tjera
Lajme
Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit
Kryetari i AAK’së, Ardian Gjini, si
Aktuale
Cakolli: Pas certfikimit të zgjedhjeve rrjedh afati për krijimin e Kuvendit
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar