Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur personi që para disa ditësh ishte aksidentuar në Klinë.
Aksidenti kishte ndodhur më 6 maj në fshatin Jagodё-Klinё mes trenit dhe një makine pune. Viktima kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 06 maj 2026 rreth orës 12:40, Policia është informuar se në fshatin Jagodё-Klinё, ka ndodhur njё aksident trafiku mes trenit tё udhëtareve dhe njё makinё pune.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentitnjё (1) person ka pësuar lëndime tё rёnda trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё lëndimeve tё rёnda ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё.
Me datё 13.05.2026, rreth orёs 03:50, jemi njoftuar se personi i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK-Prishtinё, ka ndёrruar jetё, kёtё e kanё konstatuar ekipi mjekёsor.
Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhёr tё tij trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion.



Të tjera
Aktuale
Takimi në Bruksel me vendet e NATO-s, Bajrami paraqet perspektivën e Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe
Shëndetësi
Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?
Për shumë njerëz, dita nis me
Aktuale
Numërimi i votave për deputetë: Përfundon në Gjilan e Prizren, vazhdon në Prishtinë
Po vazhdojnë aktivitetet në Qendrat Komunale