Në letrën e tij përplot akuza ndaj Vetëvendosjes dhe ndaj deputetëve, zyrtarëve e qeveritarëve të Vetëvendosjes me arsyetimin se deri dje “…parimi kryesor në Lëvizjën VETËVENDOSJE ka qenë se është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen…” sot këtë Lëvizje “… po e shkatrron mendësia fashiste edhe e injorantëve me ego e të paaftë!” shkruan Botapress.
Në një mal akuza drejtuar Mimiza Kusarit Lilës, Sali Zybës, Gani Krasniqit, Avni Deharit, Armend Mujës, Dejona Mihalit, Luan Dalipit,Nazlije Balës e të tjerëve, ish-aktivisti i Vetëvendosjes i cili ditë më parë u largua nga Kosova i dëshpëruar, nuk e ka kursyer as kunatën e tij dhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun.
Në akuzën e drejturar ndaj ministres Albulena Haxhiu, ish-aktivisti i dëshpëruar i Vetëvendosjes ka përmendur edhe emërimin e një ish-deputeteje të LDK-së për këshilltare politike e cila më vitin 2020 kishte votuar për shkarkimin e Qeverisë Kurti 1.
“– Shoqja ime zonja e kunata bashkëaktivistja Albulena Haxhiu – e merr këshilltare një hiqe nga LDK-ja që në 2020 në kohën e pandemisë ajo si deputete e LDKsë të ka rrëzuar nga pushteti, dhe ju dukët marifet! Ajo që tërë jetën ka pas pushtet dhe na keqqeverisë sot qenka ba vlerë! Haj medet!, ka shkruar në letrën e tij me mllef e me zhgënjim Dardan Krasniqi tashmë i larguar e i dëshpëruar nga Kosova.
Por kush është ish-deputetja e LDK-së që e tradhëtoi elektoratin e saj dhe “u shit” të Vetëvendosja?
Në linkun e Komunës së Lipjanit, në biografinë e saj zyrtare ende është e postuar karriera e saj politike prej fillimit e deri në fund me LDK-në. Ajo askund në këtë link zyrtar nuk e ka përmendur kalimin dhe aktivizimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje.
Vlora Limani- Hanuni është ish-Drejtoreshë në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale. Në dhjetor të 2013-s u zgjodh Kryesuese e Kuvendit të Komunës, pozitë të cilën e mbajti deri në përfundim të mandatit – dhjetor 2017.
Anëtare e Kuvendi Komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për tre mandate rresht (2009,2013,2017), ndërsa në zgjedhjet e 2017-s femra me e votuar në Lipjan dhe anëtare e kuvendit pa kuotë. Në zgjedhjet e fundit lokale (viti 2017) koordinatore për hartimin e Platformës Zgjedhore të LDK-së në Lipjan dhe koordinatore e Zyrës për Informim.
Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2009 dhe 2013, anëtare e grupit të ekspertëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës për hartimin Platformës Zgjedhore ndërsa në 2013 gjatë hartimit të platformës koordinatore për Drejtorinë për Planifikim dhe Urbanizëm.
Nga zgjedhjet e fundit në parti anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në degën e Lipjanit, delegate në Kuvendin Zgjedhor dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Nga 2010 anëtare e kryesisë së Forumit të Gruas në Lipjan.
Madje edhe sot e kësaj dite nëse kërkoni emrin e Vlora Limanit _ Hanunit, mbi 99% të emrit të saj lidhet me LDK-në.
Por këtu përfundon biografia e karrierës zyrtarë politike të Vlora Limanit -Hanunit e lidhur me LDK-në, por jo edhe rrugëtimi i të ardhmes së saj politike në Kosovë.
Në një përgjigje të një gazetareje më 4 Tetor të vitit 2019, e pyetur se ka gjasa me ndërru partinë, Hanuni ishte përgjigjur shkurt: Jo!
Por më më 7 gusht 2022, kryetari i degës së LVV-së në Lipjan, Adnan Rrustemi, e ka zyrtarizuar kalimin e Vlora Limani – Hajnunit në Lëvizjen Vetëvendosje. Rreth 6 muaj pas aderimit në LVV, më 1 shkurt 2023, Limani – Hajnuni është emëruar këshilltare e ministres së Drjetësisë, Albulena Haxhiu.
Në faqen zyrtare të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu shkruan: Vlora Limani – Hanuni, këshilltare politike.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Lipjan por edhe Kryesia Qendorore e ka kaluar “në heshtje” këtë “tradhëti” të ish zyrtares e veshur me plot pushtet e pozita në Komunën e Lipjanit dhe ish-deputeten e LDK-së Vlora Limanit – Hanunit.
Por, duket se ish-deputetja e LDK-së nuk është “mërzitur” fort për “tradhëtinë” që i ka bërë partisë që e ka bërë emër dhe që e ka ngritur deri në majat e pushtetit qendror të LDK-së.
Ajo ështe “shitur” vetëm për një pozitë të këshilltares politike në Ministrinë e Drejtësisë, shkruan Botapress.